Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zeqiri: Kriza politike në Kosovë është e vetëshkaktuar, rezultat i kryeneçësisë politike

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 18:46
Zeqiri: Kriza politike në Kosovë është e vetëshkaktuar, rezultat i kryeneçësisë politike

Analisti Adrian Zeqiri ka vlerësuar se kriza aktuale politike në Kosovë është tërësisht e vetëshkaktuar dhe nuk vjen si rezultat i faktorëve të jashtëm.

Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Zeqiri tha se bllokada politike është pasojë e kryeneçësisë së partive politike dhe e mungesës së kulturës demokratike për ndërtimin e koalicioneve qeverisëse.

“Po mendoj se është e vetëkuptueshme, kriza është e vetëshkaktuar në Kosovë. Nuk është rezultat i ndonjë force nga jashtë, është kryekëput çështje e kryeneçësisë politike dhe, natyrisht, në një kontinent evropian ku koalicionet qeverisëse janë ABC-ja e veprimit politik të çdo partie politike, me ardhë në një vend ku nuk mund të bëhet një koalicion qeverisës, kjo tregon për një mungesë të thellë të kulturës demokratike dhe të kuptimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë”, deklaroi ai në Klan Kosova. Ai theksoi se nuk mund të ketë qeverisje të mirë nëse një parti politike nuk është në gjendje të krijojë konsensusin minimal të nevojshëm për formimin e institucioneve.

“Nuk ka qeverisje të mirë nëse një parti politike është e paaftë që të krijojë edhe minimumin e një konsensusi për krijimin e një koalicioni qeverisës. Bashkëqeverisja me parti të ndryshme, me parti që kanë programe të ndryshme, është çështja më normale që mund të ndodhë në një demokraci të maturuar, tha Zeqiri.

Më shumë nga Lajme

  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri