Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pasi sot gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se MPB dhe Ministria e Drejtësisë kanë 54 orë kohë për të dorëzuar raportin në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Zemaj ka thënë se Qeveria mund të mos e marr përgjegjësinë morale e të mos japin dorëheqje, por sipas tij protesat do t’i detyrojnë.

“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, ka shkruar Zemaj.