Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zemaj: Qeveria Kurti dëmtoi shëndetësinë, Kushtetuesja e ndali

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 20:02
Zemaj: Qeveria Kurti dëmtoi shëndetësinë, Kushtetuesja e ndali

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim dhe paaftësi gjatë katër viteve të fundit, duke thënë se kjo ka sjellë pasoja të rënda për qytetarët dhe pacientët në vend.

Në një postim në Facebook, Zemaj ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit të ShSKUK-së, i miratuar më 27 dhjetor 2023 nga Qeveria, nuk është në përputhje me nenin 51 (Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale), nenin 7 (Vlerat) dhe nenin 92 (Parimet e Përgjithshme) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas Zemajt, përmes këtij vendimi është ndaluar një qasje e rrezikshme e Qeverisë në detyrë, e cila synonte – siç tha ai – dobësimin e sektorit publik shëndetësor në favor të interesave të sektorit privat, shpesh përmes veprimeve të mbuluara me mashtrime dhe të realizuara në mënyrë perfide.

“Sot, kjo qasje u ndalua nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshimet në statutin e ri të QKUK-së synonin zvogëlimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e pabarazisë mes sektorit publik dhe atij privat,” ka shkruar Zemaj.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e një ligji të ri për shëndetësinë dhe mungesën e një strategie të re sektoriale, duke thënë se keqmenaxhimi i deritashëm ka krijuar dëme të mëdha që nuk mund të riparohen lehtë. Sipas tij, politikat e zbatuara kanë reflektuar më shumë interesat e grupeve farmaceutike, sesa kujdesin ndaj qytetarëve dhe pacientëve.

Statuti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ishte dërguar vitin e kaluar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, me dyshimin se përmes tij po mbylleshin shërbime në sektorin publik për të favorizuar sektorin privat.

Këto pretendime u mbështetën nga deputeti Zemaj, nga Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, si dhe nga Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ndërsa u kundërshtuan nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:55Tentim-vrasje në Lipjan, arrestohet i dyshuari
  • 08:49Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë
  • 08:31Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
  • 08:29Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës
  • 08:27Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni