Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zelensky kërkon 30 miliardë euro nga BE

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 10:45
Zelensky kërkon 30 miliardë euro nga BE

Ukraina pret 30 miliardë euro  nga Bashkimi Evropian (BE) për të financuar  mbrojtjen e saj. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski para gazetarëve në Kiev: "Ato duhen për mbrojtjen e gjithë vendit." Sot buxheti i mbrojtjes ka një hendek prej rreth 23 miliardë eurosh.

Paratë duhen për pagat e ushtarëve, për dëmshpërblimet e familjeve të të rënëve dhe për shpenzime të tjera. Veç kësaj, Ukrainës i nevojiten para edhe për prodhimin e dronëve. "Kërkohet një shumë e konsiderueshme. Për këtë çështje po punoj me francezët dhe gjermanët", tha Zelenski, raporton DW.

Zelenski njofton përparime në terren

Njëkohësisht Presidenti vuri në dukje sukseset në front. Që nga fillimi i vitit forcat e armatosura kanë rimarrë 820 kilometra katrorë. Rajoni i Dnipropetrovskut ndodhet tashmë gati plotësisht nën kontrollin ukrainas. Vetëm rreth dhjetë kilometra katrorë me tri vendbanime janë ende jashtë kontrollit të plotë të Kievit. Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zelenski pranoi po ashtu se Rusia ka pushtuar rreth 990 kilometra katrorë territor ukrainas që nga fillimi i vitit. Ai beson se trupat ukrainase do të rimarrin edhe zona të tjera deri në fund të vitit. Një dorëzim vullnetar të Donbasit ai e përjashtoi sërish. Moska kishte kërkuar tërheqjen nga ky rajon lindor si kusht për armëpushim.

Paralajmërim për zgjedhje gjatë luftës

Ministri i Mbrojtjes, Mihajlo Fedorov, u shkarkua në korrik dhe kërkoi zgjedhje qysh gjatë luftës. Zelenski e hodhi poshtë me ashpërsi këtë kërkesë. "Zgjedhjet në këtë moment do të ishin si një cunam për shtetin dhe do ta përçanin Ukrainën", tha Presidenti. "Prandaj strategjia ime është ta udhëheq vendin deri në fund të luftës dhe të ruaj një shtet të pavarur e sovran."

Rreth një muaj pas largimit, Fedorovi bëri thirrje të gjendet një "mekanizëm ligjor, i sigurt dhe realist" për zgjedhje, pavarësisht pushtimit rus. "Demokracia nuk duhet të mbahet peng nga Rusia", tha 35-vjeçari në një mesazh video. Një plan konkret ai nuk paraqiti.

Miliona njerëz do ta kishin të vështirë të votonin

Një zgjedhje në kohë lufte ngre probleme praktike. Si do të votojnë ushtarët në front, miliona refugjatë ukrainas jashtë vendit dhe njerëzit në zonat e pushtuara nga Rusia? Kësaj i shtohet edhe rreziku i dezinformimit rus. Zelenski tha se deri tani askush nuk ka shpjeguar si mund të organizohen zgjedhje të sigurta në këto kushte.

Që nga nisja e pushtimit rus në shkurt 2022 në fuqi është ligji i luftës. Ai i mban zgjedhjet të pezulluara. Mandati i rregullt i Zelenskit si president përfundoi në maj 2024. Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev zhvilloi një sondazh në korrik dhe gusht. Vetëm 15 për qind e të pyeturve mbështetën zgjedhjet para përfundimit të luftës.

Fedorovi u shkarkua më 15 korrik gjatë një riformatimi të qeverisë, pas vetëm gjashtë muajsh në detyrë. Largimi i tij nxiti protesta disaditore. Vetëm në Kiev dolën në rrugë mijëra njerëz. Disa mbështetës të tij u distancuan më pas nga nisma e tij për zgjedhje.

"Koalicioni i të vullnetshmëve" diskuton ndihmën e mëtejshme

Të hënën mblidhet sërish "Koalicioni i të vullnetshmëve" (grupi i shteteve që mbështetin ushtarakisht Ukrainën). Takimi bie në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe zhvillohet në format hibrid. Në krye të tij janëkancelari gjerman Friedrich Merz , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Andy Burnham. Merr pjesë edhe Zelenski.

Bisedimet do të përqendrohen te forcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe te vijimi i punës për garancitë e sigurisë. Këto duhet të ndihmojnë për një paqe të qëndrueshme në rast armëpushimi.

miliardëzelenskieuro

Të ngjashme

Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Kosova dhe Shqipëria?

Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Kosova dhe Shqipëria?

21:36
Videoja në rrjete sociale zbuloi shoferin, policia e gjobit me 100 euro

Videoja në rrjete sociale zbuloi shoferin, policia e gjobit me 100 euro

16:44
Kurti prezanton projektin e banimit social: 37 milionë euro për 21 komuna

Kurti prezanton projektin e banimit social: 37 milionë euro për 21 komuna

11:08
Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq

Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq

22:41

Më shumë nga Lajme

  • 11:38Deputetja e Aleancës: Afrim Bunjakut i shkuan në varrim, e në anën tjetër i ndreqin vagonat në Serbi
  • 11:30Haxhiu: Deputeti i betuar Kurti është uzurpues serik i institucioneve, po e mban të bllokuar Kuvendin
  • 11:29Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi: Dyshohet se u detyrua të gjunjëzohej para se të qëllohej dy herë
  • 11:27Haxhiu në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Do të vazhdojmë të jemi përkrah Ukrainës
  • 11:25PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim