Presidenti ukraianas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Romë, ku do të takohet fillimisht me Papa Leonin dhe pasdite me kryeministren Giorgia Meloni. Kjo u njoftua nga zëdhënësi presidencial Serhiy Nikiforrov në televizionin publik ukrainas, Suspilne.
Meloni është gati të përsërisë mbështetjen e saj për Kievin këtë pasdite në takimin dypalësh me Zelenskyn të planifikuar në Palazzo Chigi, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
