Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale në Pejë, gjatë javës së kaluar, ka sekuestruar disa armë dhe municion.
Sipas njoftimit zyrtar, në periudhën nga 23 shkurti deri më 1 mars, janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë, një pushkë dhjetëshe, nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm, një revole TT, një pushkë gjuetie me 18 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, një pistoletë Zoraki 917-T, një karikator, një fishek 9×19 mm dhe një thikë.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”
