Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Zbulimi i varrezave masive, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 14:54
Zbulimi i varrezave masive, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, i ka dërguar një letër zyrtare emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit lidhur me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Reagimi i tij vjen pasi në Zubin Potok janë identifikuar dy lokacione nën dyshimet për varreza masive.

Bajrami theksoi se i ka kërkuar Bashkimit Evropian të sigurojë që Serbia të zbatojë plotësisht angazhimet e saj të marra në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Si Kryenegociator i Republikës së Kosovës, i kam përcjellë zyrtarisht Peter Sørensen shqetësimet tona të thella në lidhje me zhvillimet e fundit për personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999. I kam kërkuar BE-së të sigurojë që Serbia të zbatojë plotësisht angazhimet e saj sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke përfshirë qasjen e pakufizuar në arkiva dhe mbrojtjen e atyre që paraqiten me informacione”, ka shkruar Bajrami në X.

Të hënën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, qëndroi në Jabukë, lokacion ky i dytë në Zubin Potok në të cilin u zbulua varrezë masive .

Nga atje, Sveçla tha se deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa.

Sipas tij, viktimat dyshohet se pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi.

personatbajramimasive

Të ngjashme

Bajrami: Shkeljet e Gjykatës Speciale mund t’i falim nëse sjell aktgjykim lirues

Bajrami: Shkeljet e Gjykatës Speciale mund t’i falim nëse sjell aktgjykim lirues

08:22
Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet

Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet

17:54
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

15:38

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Më 1 shtator komunat në protestë, Ibrahimi: Kërkesat tona janë injoruar ndër vite nga niveli qendror
  • 15:35Musliu optimiste për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator pres të dalin faqebardhë
  • 15:27Mjeku i QKUK-së tregon detaje për operacionin 4-orësh ku iu hoq tumori 3.5-kilogramësh 23-vjeçarit
  • 15:24Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
  • 15:10Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e BE-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë