Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri: VV dhe Albin Kurti kanë dy probleme madhore për bashkëpunim politik

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 22:05
Ymeri: VV dhe Albin Kurti kanë dy probleme madhore për bashkëpunim politik

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar mbi situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin “VV Show” të Vehbi Kajtazit, Ymeri ka theksuar se bashkëpunimi politik bazohet në dy elemente thelbësore, interesin e përbashkët programor dhe besimin për zbatimin e marrëveshjes.

“Në parim janë dy gjëra që ta mundësojnë bashkëpunimin në politikë. Duhet të kesh interes të përbashkët me partitë e tjera, pra pika të përbashkëta programore e konceptuale se çfarë dëshiron të bësh me qeverisjen e përbashkët. Pastaj duhet të ketë besim – që marrëveshja të çojë deri në fund, që je vërtet i angazhuar për atë që jemi marrë vesh në aspektin e funksionimit të qeverisë,” ka deklaruar Ymeri.Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, përballet me dy probleme madhore që e bëjnë të vështirë krijimin e koalicioneve të reja politike.

“Në këtë pikë mendoj se Vetëvendosje, veçanërisht Albin Kurti, ka dy probleme madhore. E para, partitë politike – veçanërisht PDK dhe LDK – nuk pajtohen me mënyrën se si Kurti e sheh qeverisjen në Kosovë. Ky dallim ka ekzistuar edhe kur Vetëvendosje ishte në opozitë, por është bërë më i theksuar qëkur ka ardhur në pushtet,” u shpreh ai.Si çështje të dytë, Ymeri përmendi mungesën e besimit të ndërsjellë midis Vetëvendosjes dhe partive të tjera.

“Secila prej partive, përveç PDK-së, ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Vetëvendosjen në etapa të ndryshme,” shtoi ai.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë