Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri: Në Vetëvendosje nuk ka autonomi ministrash, ndryshe nga qeveritë e kaluara

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 22:57
Ymeri: Në Vetëvendosje nuk ka autonomi ministrash, ndryshe nga qeveritë e kaluara

Në emisionin VV Show, gazetari Vehbi Kajtazi dhe analisti Visar Ymeri kanë diskutuar rastin e njohur si “53 milionëshi”, duke u ndalur te përgjegjësia politike e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dallimet në mënyrën e qeverisjes mes tij dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Gazetari Vehbi Kajtazi theksoi se rasti i ish-ministrit Pal Lekaj nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e kreut të qeverisë së asaj kohe.

“Në rastin e Pal Lekaj, 53 milionëshi nuk ka ndodhur pa Ramush Haradinajn. Pali është në procedurë gjyqësore, por i gjithë ky krim supozohet se ka ndodhur gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt. Pra, Ramushi ka përgjegjësi në këtë krim kaq të madh”, deklaroi Kajtazi.Nga ana tjetër, analisti Visar Ymeri pranoi përgjegjësinë politike të Haradinajt në emërimin e Pal Lekajt si ministër, por theksoi se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të çdo vendimi të ministrit.

“Normal që Ramush Haradinaj ka qenë ai që e ka vendosur Palin si ministër, por kjo nuk do të thotë se Haradinaj ia ka kontrolluar çdo punë Pal Lekajt”, u shpreh Ymeri.Ai shtoi se në këtë aspekt ekziston një dallim i qartë me mënyrën e funksionimit të Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. “Në Vetëvendosje, Albin Kurti i kontrollon të gjithë ministrat dhe nuk beson në autonominë e ministrit. Këtu qëndron dallimi”, tha Ymeri.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë