Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri: Mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma prapë, kaq strategjia e VukVetëvendosjes

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 20:47
Ymeri: Mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma prapë, kaq strategjia e VukVetëvendosjes

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me planifikimin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2025, duke theksuar se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka aprovuar Bilancin Vjetor me 13 muaj vonesë.

Sipas Ymerit, dokumenti që përfaqëson planin strategjik për prodhimin, importin, konsumin dhe menaxhimin e energjisë elektrike është aprovuar vetëm më 30 nëntor 2025, ndonëse viti praktikisht ka përfunduar. Ajo thekson se plani ende nuk është publikuar në formën e tij të plotë dhe me të gjitha ndryshimet e nevojshme.

“Pas 13 muajve pritje, ZRRE aprovon bilancin vjetor për 2025, i cili është faktikisht plani për energjinë elektrike. Dhe kjo ndodh në fund të vitit, pa u bërë publik me kohë”, shkruan Ymeri.

Ajo pyet se mbi çfarë baze institucionet po diskutojnë rritje të mundshme të tarifave të energjisë, nëse plani vjetor nuk ka qenë i aprovuar me kohë: “Pra, tash që viti shkoj pa plan, mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma? Mbi çfarë plani u bë importi, shpenzimi, prodhimi e konsumi i energjisë elektrike gjatë vitit?”

Ymeri gjithashtu shpreh dyshime për çështje që, sipas saj, meritojnë hetim, duke përmendur kompaninë EFT të biznesmenit Vuk Hamovic. Ajo thotë se kjo kompani është dënuar në Rumani, ndërsa në Kosovë nuk i është pezulluar licenca as për një ditë.

Ajo i referohet konfirmimeve të ZRRE-së ndaj Komunitetit të Energjisë në Vjenë se janë duke u zhvilluar hetime, ndërkohë që plani energjetik për vitin 2025 ende nuk ishte aprovuar deri vonë.

“Pavarësisht propagandës, jam përtej çdo dyshimi që në kapacitetet tona bartëse ka bazë për hetim,” përfundon Ymeri në reagimin e saj.

KEDS

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00
  • 08:00Temperatura deri në 34°C dhe stuhi lokale, ky është parashikimi i motit
  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat