Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–VV: Nuk ka pasur as vendim e as komunikim zyrtar

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 14:21
Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–VV: Nuk ka pasur as vendim e as komunikim zyrtar

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zërat për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se deri tani nuk ka pasur as vendim të Kryesisë së LDK-së dhe as komunikim me Grupin Parlamentar të kësaj partie për një çështje të tillë.

Ajo ka deklaruar se kjo tregon, sipas saj, se një marrëveshje e mundshme mes dy subjekteve nuk është afër, duke kritikuar atë që e ka quajtur “propagandë mediale” dhe pretendime nga disa përfaqësues të VV-së.

“Sa i përket koalicionit potencial me VV-në: nuk ka pas as vendim të Kryesisë për Grupin Parlamentar rreth koalicionit. Nuk ka pas as komunikim me Grupin Parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka shtuar se para çdo vendimi për koalicione duhet të kalohen disa hallka komunikimi dhe pajtimi brenda strukturave partiake.

“Edhe nëse keni pranuar oferta rreth qeverisë, rreth një pakoje gjoja të kryer koalicioni që mund t’u sjell pozita e pushtet, ta dimë që ka ende hallka komunikimi e pajtimi para çdo vendimi, e aq më shumë për koalicione”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së ka theksuar se për këtë çështje rol do të kenë edhe deputetët e partisë, duke përmendur se disa prej tyre janë zgjedhur me qëndrimin për të mos hyrë në koalicion me partitë e tjera.

“Ky vendim varet edhe nga deputetët, disa nga të cilët me vendosmëri të plotë, elektorati i ka zgjedhur të jenë kundër koalicionit me çdo parti tjetër, me qëllim që të forcohet LDK-ja”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Ymeri ka sqaruar se nuk është delegate dhe se nuk ka kërkuar nënshkrime apo vota pro ose kundër, duke thënë se qëllimi i saj ishte vetëm informimi i strukturave të partisë.

“E drejta e zgjedhjes ju takon juve, në liri të plotë”, ka përfunduar ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
  • 17:17Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi
  • 16:43Protestë në zemër të Texasit, shqiptarët kundër vendimit të Speciales
  • 16:31Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë