Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 22:08
Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me rritjen e çmimeve dhe mungesën e ndërhyrjes institucionale.

Sipas tij, në periudha krize qeveritë duhet të reagojnë, sidomos kur çmimi i energjisë bëhet i papërballueshëm për qytetarët, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në të gjitha sektorët.

“Është baza e çdo gjëje tjetër. Nëse nuk intervenon në çmimet e energjisë, kjo ndikon automatikisht në transport dhe në çdo segment tjetër”, ka thënë Ymeri.

Ai theksoi se institucionet, përfshirë qeverinë, ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët në situata të tilla.

“Këta një gjë nuk janë duke e kuptuar: institucionet janë aty për të mbrojtur qytetarin. Për këtë arsye ne organizohemi si shoqëri dhe ndërtojmë shtet – që të na mbrojnë kur kemi nevojë”, u shpreh ai.

Ymeri shtoi se, sipas tij, kryeministri Kurti po tenton të ndjekë të njëjtin model të viteve të kaluara, duke mos ndërhyrë në kohë, por duke ofruar më vonë paketa financiare.

“Po tenton të përsërisë atë që ka bërë në vitet 2023, 2024 dhe 2025 – kur çmimet rriten shumë, pastaj del me paketa ndihme dhe thotë në vend të 100 eurove po japim 200 euro për shkak të inflacionit, duke u përpjekur t’i afrohet zgjedhjeve me këto masa që qytetarët të thonë se së paku po marrin diçka”, ka deklaruar ai.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Pak minuta nga fillimi i protestës në Prishtinë, sheshi “Skënderbeu” mbushet me flamuj “kuq e zi”
  • 20:56Pas 27 vitesh pritjeje e ankthi, identifikohet Salih Mëziu, një nga 10 të zhdukurit e familjes nga Marina e Skenderajt
  • 20:49Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës, reagon për herë të parë partia Guxo
  • 20:11​Pandeli Majko pas vendimit në Hagë për drejtuesit e UÇK-së: Ku gabuam?
  • 19:53“EULEX-i e ka ditur dhe e ka fshehur” – Artan Behrami ashpër pas identifikimit të tre viktimave të “Grupit të Intelektualëve”