Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar në Komisionin për ekonomi kontratat e shitblerjes së energjisë elektrike për 5 vjetët e fundit, duke ofruar që kërkesa të zgjerohet për periudhën 2000–2026, nëse pajtohen anëtarët e Lëvizja Vetëvendosje.

“Në mbledhjen e Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi, tregti dhe inovacion kam kërkuar kontratat e shitblerjes së energjisë elektrike për 5 vjetët e fundit. Po ashtu nëse kërkohet nga anëtarët e VV-së jam pajtuar që shtrirja kohore e kërkesës mund të jetë nga viti 2000-2026 që përfshin çdo parti politike në pushtet. Rezultati, tema mbet të diskutohet javës së ardhshme në planin e punës dhe shpresoj që sa më herët të hidhet në votim”.