Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri: Çfarëdo shtese në rezolutën për Specialen mund të ia prishte neutralitetin

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 22:02
Ymeri: Çfarëdo shtese në rezolutën për Specialen mund të ia prishte neutralitetin

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Dhomat e Specializuara është hartuar në mënyrë të kujdesshme për të ruajtur neutralitetin dhe për të shmangur çdo interpretim si ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Duke folur në Debat Plus, Ymeri tha se teksti i rezolutës është i balancuar dhe, sipas tij, është përgatitur nga ekspertë me qëllim që të mos krijojë pengesa apo ndërhyrje në punën e Gjykatës Speciale.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë rezolutë me 90 vota për dhe 1 kundër. Dokumenti, i paraqitur nga PDK-ja, kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë, propozimi i LDK-së për përfshirjen e një paragrafi lidhur me zbardhjen e vrasjeve pasluftës nuk u përfshi, dhe si rrjedhojë ky subjekt politik nuk mori pjesë në votim. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fato Geci, ishte i vetmi që votoi kundër.

Sipas Ymerit, rezoluta nuk përjashton ndjekjen e personave që mund të kenë kryer vepra penale, por kërkon që askush të mos ndëshkohet pa prova dhe pa një proces të drejtë.

“Kur e lexon tekstin se është e vërtetë, e s’kishte thënë edhe (deputeti i PDK-së Përparim) zoti Gruda që e ka paraqitur që e kanë shkruar ekspertët. Po mendoj që ata e kanë shkruar me një sy të veçantë. Një diçka që nuk do të duhej dhe nuk do të mund të interpretohej as si ndërhyrja e as si pengim i procesit. Dhe në këtë drejtim mendoj që rezoluta është e paanshme… Rezoluta thotë aman respektoj të drejtat juridike të njeriut dhe parimet ndërkombëtare… dhe rezoluta po kërkon që njerëzit e pafajshëm s’mund ti çosh në burg veç pse ty ka tek, ama s’po thotë që s’mund ti çosh ata që kanë faj. Prandaj po them se çfarëdo shtese në të do të mund të prishte balancin, neutralitetin. Që për mendim tim e kanë bërë për qëllim që mos te keqinterpretohet nga gjykata”, ka thënë Ymeri.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë