Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri: 7 qershori i dha një porosi të qartë Albin Kurtit

GD
Gazeta Demos14 qershor 2026 në 23:05
Ymeri: 7 qershori i dha një porosi të qartë Albin Kurtit

Analisti politik, Visar Ymeri vlerëson se pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duhet të interpretohet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj Albin Kurti.

Sipas Ymerit, ulja e numrit të votuesve reflekton lodhjen e qytetarëve nga proceset e shpeshta zgjedhore, por edhe një formë proteste ndaj sjelljes së udhëheqësve politikë.

“Ka qenë revoltë e qytetarëve, lodhje me zgjedhjet por edhe me këtë sjellje të udhëheqësve politik, sipas votave më së shumti me sjelljen e Kurtit. Duhet me kuptu edhe si protestë e qytetarëve. Më e rëndësishme është reduktimi i numrit të njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ia thotë një porosi të qartë Ablin Kurtit që nuk mundesh me bo çdogjë dhe me i marr votat tona. Pra që votat tona qofshin edhe ato 50 %, 40 %, 30 %, 60 % , janë të kushtëzuara sepse nuk ka votë të pakushtëzuar dhe vota jipet për veprimet, sjelljet, projektet, zhvillimin që ti i garanton dhe nëse nuk i garanton këto natyrisht që ska votë”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ymeri rikujtoi edhe debatet e fundit për heqjen e TVSH-së gjatë rritjes së çmimeve të naftës, kur Kurti kishte argumentuar se qytetarët vazhdonin ta mbështesnin pavarësisht vendimeve të marra.

“Na kujtohet kur e kanë pas diskutimin për heqjen e TVSH kur filloj me u rrit çmimi naftës për shkak të luftës në Iran, Kurti i thoshte opozitës që keni kërku me ulë TVSH unë nuk e kam ulëdhe qytetarët prapë më kanë votu, që i bie se prakikisht çka bëj unë qytetarët më votojnë. 7 qershori i ka tregu Kurtit që jo nuk është qashtu. Kjo është porosi e rënëdisshme. Liderët që kanë sukses të madh elekoral sikur kurti, po e krijojnë përshtpyjen që kjo nuk ka rëndësi, se qytetarët më dojnë, dhe unë muj me bo diçka, diçka tjetër muj mos me bo kurgjo, dhe votat i kam. 7 qershori i ka tregu që nuk është qashtu”, deklaroi Ymeri

VV

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë