Në një atmosferë entuziazmuese në vendlindjen e tij, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u shpreh i bindur në fitoren e radhës.
“Në vendlindje i shoh ëndrrat, aty marr besim, dashuri e krah për me shërby me nderë nga të gjithë pa dallim. Këtu sonte në Stanoc vuloset fitorja jonë,” tha Tahiri para mbështetësve të shumtë.
