Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar biznesin Extra Color në Vushtrri, ku është pritur nga dy miqtë e tij dhe bashkëpunëtorë të vjetër, Rexhep Rexha dhe Ibrahim Çerkezi.
Tahiri ka vlerësuar punën e tyre si shembull të miqësisë, përkushtimit dhe zhvillimit ekonomik në komunë.
Gjatë vizitës, Tahiri prezantoi një nga zotimet kryesore të programit të tij qeverisës: subvencionimin e interesit për kredi banesore për 100 çifte të reja çdo vit, përgjatë katër viteve të ardhshme.
I plotë:
