Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka treguar se ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga RTK për zgjedhjet lokale në këtë komunë, pavarësisht një rasti të ndjeshëm familjar.
Tahiri theksoi se kishte udhëtuar nga spitali drejt studios së RTK-së për të respektuar qytetarët dhe kundërkandidatët.
Megjithatë, pas prezantimit të programeve nga kandidatët e tjerë, ai vendosi të largohet nga debati, duke thënë se mungesa e kryetarit aktual, Ferit Idrizi, e bënte të pavlefshëm diskutimin për qeverisjen komunale.
“Përkundër që kam pasur një rast shumë të ndjeshëm në familje, kam udhëtuar nga Spitali për të mbërritur në studiot e RTK-së për debatin e planifikuar për Vushtrrinë, për t’i respektuar qytetarët në radhë të parë e pastaj edhe kundërkandidatët e mi.
