Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

William Walker u nis letër liderëve kosovarë: Propozoj Faton Bislimin për President të ri!

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 10:34
William Walker u nis letër liderëve kosovarë: Propozoj Faton Bislimin për President të ri!

Ish-ambasadori amerikan William G. Walker u ka dërguar letra katër liderëve politikë në Kosovë,  Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut, Bedri Hamzës dhe Ardian Gjinit, duke u kërkuar që Faton “Tony” Bislimi të jetë emri për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Në letrat e tij dërguar krerëve politik, Walker shpreh shqetësimin për bllokimin e procesit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe argumenton se vendit i nevojitet një figurë me aftësi të veçanta, përvojë ndërkombëtare dhe përkushtim ndaj Kosovës.

Walker thotë se ka dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm, por sipas vlerësimit të tij, Bislimi i posedon aftësitë përvojën dhe personalitetin që kërkohen për postin e presidentit.

“Në opinionin tim, ndër të gjithë emrat e mundshëm, Tony i posedon të gjitha aftësitë e nevojshme dhe personalitetin për të qenë një president i suksesshëm”, shkruan Walker.

Ai përmend gjashtë karakteristika që, sipas tij, e bëjnë Bislimin të përshtatshëm për këtë pozitë: njohuritë për botën përtej Kosovës, formimin akademik, aftësitë gjuhësore, njohjen e thellë të historisë dhe proceseve politike të Kosovës, personalitetin dhe aftësinë për të qenë një kandidat konsensual.

Walker thekson veçanërisht se Kosova ka nevojë për një president që përfaqëson vendin në tërësi, e jo një parti apo një qëndrim të caktuar politik./Gazeta10

 

walkerpresidentkosovës

Të ngjashme

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president konsensual, po e presim LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president konsensual, po e presim LDK-në

11:37
Noti i Kosovës mbyll garat në Taranto 2026

Noti i Kosovës mbyll garat në Taranto 2026

20:05
Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës

Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës

20:04
Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

18:50

Më shumë nga Lajme

  • 11:27VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë
  • 11:26Siguria në shkolla, ZKA: Nga mbi 700 nxënës të anketuar, 33% thanë se përjetuan dhunë
  • 11:03Prokurori kërkon që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet, mbrojtja aktgjykim lirues
  • 10:44331 shërbime emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit, 25 persona u lënduan në aksidente
  • 10:43Obiliq: Babai raporton në polici se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur