27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.
45 civilë shqiptarë u vranë mizorisht nga forcat paramilitare serbe, derisa masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore të kësaj masakre, Walker tha se po t’i thoshin 27 vjet më parë se Kosova do të ishte e lirë, nuk do ta besonte.
