Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Wesley Clark futet në sallë, nis dëshminë e tij në Hagë

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 12:58
Wesley Clark futet në sallë, nis dëshminë e tij në Hagë

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

I njëjti kishte hyrë një orë më herët në ambientet e Gjykatës Speciale, raportoi ekskluzivisht gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku.

Siç raportoi Mujku, Clark bëri këtë veprim për t’u mos takuar me askënd te hyrja e Gjykatës.

Ndërkohë, sipas Mujkut, e cila po qëndron në Hagë nga dje, dhe do ta përcjellë nga afër dëshminë e Clarkut, ai fillimisht do të pyetet për të kaluarën e tij, për gjithë përvojën ushtarake që ka pasur para se të shërbente si gjeneral me katër yje dhe si kryekomandant i Forcave Evropiane të NATO-s, e më pas do të pyetet për gjithçka që di në lidhje me luftën e fundit në Kosovë.

Tema e parë që mbrojtja e Thaçit do të ngrejë ndaj Clarkut do të jetë përpjekja e tij për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Sllobodan Millosheviqit dhe Ibrahim Rugovës në tetor të vitit 1998, e më pas për Rezolutën 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më tej, ai pritet të flasë edhe për fushatën 78-ditore të bombardimeve të NATO-s mbi caqet jugosllave, që solli më pas lirinë për Republikën e Kosovës.

Përveç kësaj, mbrojtja pritet ta pyesë edhe për marrëveshjen e demilitarizimit dhe hyrjen e KFOR-it në Kosovë në vitin 1999, si dhe për të gjitha përgjegjësitë që ka pasur Hashim Thaçi dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë
  • 23:00Gucati për grupin punues për ish-krerët e UÇK-së: Do të ishte mirë të kishte edhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta
  • 22:49“Albini është alfa dhe omega në VV. Mujmë me kritiku po i fitoi tri palë zgjedhje” – Xhavit Haliti
  • 22:47Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara