Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka dalë me një postim për projektet që thotë se qeveria e tyre do të punojë.
Sipas saj, në ditën e parë, do t’i bëjnë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.
“Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!
Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.
Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi.” – ka shkruar Bajrami.
