Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar punën e Kuvendit për 25 ditë, në kuadër të shqyrtimit të ankesës së Listës Serbe.
Në reagimin e saj, VV ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një institucioni kyç të shtetit, siç është Kuvendi i Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e Kuvendit. Ky diktat i Gjykatës Kushtetuese, pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po çon në 112 ditë pritje të vendimeve të kësaj Gjykate”, thuhet në reagim.
