Gjykata Kushtetuese e ka caktuar 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit, por kjo pritet të ndodh më herët. Çelsi i kësaj zgjidhjeje pritet të jetë emri i kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj. Ky i fundit tregoi se do të pi një kafe me kryetarin e VV, Albin Kurti, por fillimisht sot e takoi presidenten e vendit Vjosa Osmanin .
A po konstituohet Kuvendi të hënën?
Paralajamërimet se kuvendi i Kosovës do të konsituohet javën e ardhshme kanë ardhur nga Vetëvendosje dhe NISMA.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu mund “të sakrifikohet” duke heq dorë nga kandidimi për kryeparlamentare dhe stafetën t’ia kaloi kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj, shkruan Periskopi.
Haxhiu tha se kanë vullnet për të bashkëpunuar me partinë e “Çelikut”.
“Ato do të ndodhin, gjegjësisht do të ketë takime të kryetarit Kurti me kryetarin Limaj dhe pasi të përmbyllen ato do të ketë njoftim për opinionin publik përmes mediave nëse do të ketë apo jo marrëveshje. Qëndrimi i VV-së është i qartë, i takon propozimi për kryeparlamentar gjegjësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe me dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi dëgjuar përfaqësuesit e Nismas, megjithatë meqë ka takime duhet ti presim ato të ndodhin dhe të iu njoftojmë për marrëveshjen nëse ka”, kishte thënë Haxhiu ndër të tjera.
Se pritet të ketë një zgjidhje të hënën ka paralajmëruar edhe deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku.