Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiqi thotë se i dënuari nga Haga për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq, po lirohet nga burgu

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 20:55
Vuçiqi thotë se i dënuari nga Haga për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq, po lirohet nga burgu

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, deklaroi të premten në Nju Jork se Mekanizmi në Hagë ka vendosur që, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, të lirojë para kohe gjeneralin serb, Nebojsha Pavkoviq.

Pavkoviq, ish-komandant i Ushtrisë Jugosllave, është dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999, raporton REL.

Vendimi ndaj tij është i formës së prerë.

Vuçiq u tha gazetarëve në Nju Jork se Qeveria e Serbisë, me kërkesën e tij, për shkak të “gjendjes jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore”, ka paraqitur kërkesë për lirimin e parakohshëm të tij.

Sipas Vuçiqit, Ministria e Drejtësisë e Serbisë po i dërgon një aneks Mekanizmit në Hagë, pas së cilës do të vijë përgjigjja e tyre.

“Dhe pastaj mund të shkojmë ta marrim gjeneralin Pavkoviq, që të shohë diellin e Serbisë së lirë, për të cilën u luftua aq shumë, trimërisht më vitin 1999”, tha Vuçiq.

Pavkoviq në vitin 2009 u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbim, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë serbë, në fund të vitit 2003 u ngrit aktakuzë nga Tribunali i Hagës, ndërsa në vitin 2005 ai u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Së bashku me të, u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë Sreten Llukiq dhe ish-nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq.

Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burgim, ndërsa Ojdaniq dhe Llazareviq me nga 15 vjet.

I pandehuri i parë, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm.

Të gjithë të akuzuarit u dorëzuan vullnetarisht.

Mekanizmi në Hagë, deri në këtë moment, nuk ka njoftuar se Pavkoviqi do të lirohet para kohe.

Dënimin ai po e vuan në Finlandë.

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, në maj 2022, e kishte refuzuar kërkesën e Pavkoviqit për lirimin e parakohshëm, për shkak të “rëndësisë së madhe të krimeve të tij dhe mungesës së rehabilitimit”. /REL

Më shumë nga Lajme

  • 15:11Bekim Jashari nderon Fehmi Lladrovcin: Nga rënia e familjes sime, gjithnjë e më pak mendonte për fatin e tij
  • 14:59“Injorantët u bënë pushtues pas luftës”, Zafir Berisha ia kujton një postim shumë të rëndë këngëtarit Ramë Lahaj
  • 14:37“Lirinë e lamë me gjak!”, Ramë Lahaj fton qytetarët në protestën e sontme
  • 14:36Aktgjykimi i Hagës, “Liria ka Emër”: Qeveritë shqiptare të mbajnë mbledhje të përbashkët urgjente
  • 14:19Profesori spanjoll kritikon Hagën: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid