Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 23:28
Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si “ndoshta takimin më të keq deri tani” diskutimin e fundit mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS), Millan Mojsilloviq, dhe komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, lidhur me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, raporton N1.Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në qytetin serb Arilje, Vuçiq tha se Ulutash i kishte thënë Mojsilloviqit se “nuk ka asnjë problem” dhe se Policia e Kosovës do t’i kryente këto detyra së bashku me KFOR-in.

“Vërtet, nuk ka asnjë problem? Atëherë, tani e shohim saktësisht pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999, i kuptojmë të gjitha në mënyrë të përsosur. Nga ky këndvështrim, të paktën e dimë me kë kemi të bëjmë – vetëm ndaloni së shtiruri sikur jeni këtu për ndonjë lloj dialogu, sepse nuk jeni. Nëse vërtet do t’ju interesonte dialogu, shqiptarët do t’i kishin përmbushur obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit – dhe ata kishin vetëm një”, tha Vuçiqi.KFOR-i njoftoi të hënën se misioni i udhëhequr nga NATO ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë.

Ura mbi lumin Ibër e ndan Mitrovicën në dy komuna, atë të jugut me shumicë shqiptare, dhe të veriut me shumicë serbe.

kfor-ittanivuçiqi

Të ngjashme

10 shtete, një mision: Policia Ushtarake e KFOR-it bashkon forcat në Bondsteel

10 shtete, një mision: Policia Ushtarake e KFOR-it bashkon forcat në Bondsteel

16:01
Çka thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj të dyshuarit për sulme drejt Policisë, KFOR-it e gazetarëve?

Çka thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj të dyshuarit për sulme drejt Policisë, KFOR-it e gazetarëve?

16:30

Më shumë nga Lajme

  • 19:26Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës
  • 19:19Deklaratat për Asociacionin, Kastrati: Rashiqi është goja e Albin Kurtit
  • 19:12Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
  • 19:07Kosova dhe Portugalia drejt marrëveshjes ekonomike, diskutohet edhe linja e drejtpërdrejtë ajrore
  • 19:06Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën