Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, me të mbërritur në takim në Komisionin Evropian (KE), i tha presidentes Ursula von der Leyen se “sapo mora një mesazh nga Moska”.
E gjendur në një situatë të sikletshme, Von der Leyen i tha: “Në rregull, të presim derisa të jemi…”.
Fjalët u regjistruan në kamera dhe tërhoqën shpejt vëmendjen e gazetarëve evropianë, veçanërisht për shkak të momentit të ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe për shkak të kritikave të shpeshta nga Brukseli për mosrespektimin e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së nga Serbia.
