Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 15:32
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiq, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiq.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiq më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia.

Më shumë nga Lajme

  • 09:24Donika Gërvalla sot del në konferencë për media
  • 08:57Kundër vendimit të Hagës, mërgata sot zhvillon protesta në disa qytete evropiane
  • 08:46Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro
  • 08:31Flasin nga VV, nuk e përjashtojnë mundësinë e një marrëveshje me PDK
  • 08:2728 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme