Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në Llapashticë të Podujevës, Prokuroria jep detaje

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 12:49
Vrasja në Llapashticë të Podujevës, Prokuroria jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Llapashticë të Podujevës mbrëmjen e 6 shtatorit, kur një burrë u vra me armë zjarri brenda një veture. Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli.

Raportohet se, Bashkim Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Llapashticë. Burimet tregojnë se Havolli ka shkrepur 10 plumba në drejtim të Spahiut, duke e lënë të vdekur brenda një veture të tipit Opel.

E lidhur me rastin pas dy ditësh, Prokuroria Themelore e Kosovës ka dhënë detaje.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë se Arbër Havolli gjenden ende në arrati, dhe po kërkohet në mënyrë të intensifikuar nga organet e rendit.

“Ju njoftojmë, për rastin e ndodhur me datë 06/09/2025, se prokurori i shtetit në koordinim me policinë e Kosovës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. Trupi i viktimës B.S., është dërguar në obduksion, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar. Personi i dyshuar A.H., i cili ka kryer veprën penale ”Vrasje” bazuar nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, dhe po i njëjti gjendet ende në arrati dhe në mënyrë të intensifikuar po kërkohet nga organet e rendit. Për momentin këto janë informacione dhe për çdo zhvillim të ri ju njoftoj me kohë”, thotë Shala për Insajderin.

Llapashticëvrasje

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë