Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në Gjakovë, Prokuroria del me detaje të reja

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 12:20
Vrasja në Gjakovë, Prokuroria del me detaje të reja

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë me detaje të reja për vrasjen e sotme në Gjakovë.

Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari tashmë është identifikuar dhe se po vazhdon kërkimin për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.

Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Më shumë nga Lajme

  • 18:49Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej
  • 18:35Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së!
  • 18:21Dy orë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, protesta në Cyrih përfundoi pa incidente
  • 18:19Nafta në Kosovë rreth 1.95 euro, Berjani: Tregu ndërkombëtar po lëviz fuqishëm
  • 18:14Daut Haradinaj: Sot nuk ka rrugë të mesme, ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë