Sipas Rexhepit, raste të tilla janë pasojë e humbjes së vlerave etike dhe morale në shoqëri, por edhe e mungesës së një sistemi efikas të drejtësisë dhe mekanizmave për parandalimin e konflikteve.
“Pesë therje me thikë janë pasojë e një mllefi i cili është grumbulluar për një kohë më të gjatë. Duhet të pyesim veten se kah po shkon shoqëria jonë. I kemi humbur sistemin e vlerave etike e morale dhe shumë vlera të tjera”, u shpreh ai në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.
Ai theksoi se institucionet duhet të jenë më efikase në trajtimin e rasteve të raportuara, duke shtuar se vonesat në drejtësi ndikojnë që qytetarët të humbin besimin dhe të hezitojnë t’i drejtohen autoriteteve.
