Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë – merren në pyetje tre persona

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 12:05
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë – merren në pyetje tre persona

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Mesinisë, ku një burrë 44-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajetë brenda një stalle, i qëlluar me armë zjarri në kokë.

Rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet dhe po marrin në pyetje disa persona, shkruan vizionplus.tv .

Krimi u zbulua pasditen e së martës (28 prill), kur shqiptari u gjet i pajetë në një stallë në zonën e Bournas. Sipas burimeve lokale, ai kishte një plagë në kokë, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një armë gjahu. Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndërsa autorët janë në arrati.

Viktima, me origjinë shqiptare, u zbulua nga një çift, një 47-vjeçar shqiptar dhe një 50-vjeçare greke, vajza e pronarit 90-vjeçar të stallës. Dyshohet se ata e kishin strehuar përkohësisht 44-vjeçarin dhe ishin pikërisht ata që njoftuan policinë.

Tre persona që mendohet se kishin njohje me viktimën janë aktualisht duke u marrë në pyetje nga policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po mbledhin prova, përfshirë edhe pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, për të rindërtuar lëvizjet e fundit të viktimës.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më shumë dritë mbi rastin dhe të ndihmojë hetuesit në identifikimin e autorëve.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari nuk ishte banor i përhershëm i Kalamatës, por jetonte në zonën e Korinthit.

Gjithashtu, në të kaluarën ai kishte pasur probleme me ligjin, pasi ishte arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Postimi për vendimin e Hagës/ Krasniqi i bën thirrje ambasadorit britanik: Verifikoni faktet!
  • 20:20Java e fundit : President apo zgjedhje, veç edhe 7 ditë
  • 20:20Kryesia e Aleancës diskuton vendimin e Hagës dhe çështjen e presidentit
  • 20:09Ndërpritet ndeshja e Superkupës në basketboll
  • 19:57U-21shat e Kosovës mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes kualifikuese me Qipron