Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e “Radullës” në Breg të Diellit, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

GD
Gazeta Demos29 maj 2026 në 17:45
Vrasja e “Radullës” në Breg të Diellit, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet A.P., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore është vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ka rrezik real që i dyshuari, nëse lihet në liri, mund të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale dhe të pengojë zhvillimin e procedurës.

Po ashtu, Gjykata ka konsideruar se ekziston mundësia që i pandehuri të ndikojë në dëshmitarë ose të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë prova që lidhen me rastin

“Caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

“Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim

vrasje

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Sot mot me diell e vranësira
  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar