Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e Afrim Bunjakut, Krasniqi: Kriminelët e paprekur në Serbi, duhet të përgjigjen përpara ligjit

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 11:26
Vrasja e Afrim Bunjakut, Krasniqi: Kriminelët e paprekur në Serbi, duhet të përgjigjen përpara ligjit

Në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku në Banjskë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, thekson se drejtësia ende nuk është arritur.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bën thirrje të fuqishme që kriminelët, të cilët strehohen dhe mbeten të paprekur në Serbi, të dorëzohen dhe të përgjigjen para ligjit.

“Sepse vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë”

Dy vite më parë, në Banjskë, ra heroikisht në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serbë.

Afrimi mbetet testament i guximit dhe përkushtimit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij është e gdhendur në historinë tonë kombëtare dhe do të kujtohet përherë si shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut.

Por, dy vite pas këtij akti terrorist, drejtësia ende nuk është vendosur. Kriminelët e strehuar e të mbajtur të paprekur në Serbi duhet të dorëzohen dhe të përgjigjen përpara ligjit, sepse vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës.

Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku!

Lavdi të gjithë të rënëve për Kosovën

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë
  • 16:17Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë
  • 16:16Osmani: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës
  • 15:53Ambasada e SHBA-së: Ngërçi po i kushton Kosovës, institucionet të formohen sipas Kushtetutës
  • 15:39Sadiku: Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale