Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Voziti i dehur në shiritin e kundërt”, dalin detaje për aksidentin tragjik – arrestohet shoferi

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 11:49
“Voziti i dehur në shiritin e kundërt”, dalin detaje për aksidentin tragjik – arrestohet shoferi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, pas aksidentit me fatalitet në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Studime, ku i dyshuari, në gjendje të dehur, dyshohet se ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, një grua ka mbetur e vdekur, ndërsa shoferi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndërsa me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të ndaluar.

Më shumë nga Lajme

  • 08:34Kosova synon fitore ndaj Izraelit, Dardanët zbresin sot në fushë për tri pikët
  • 08:15Hoti: LDK-së i duhen ndryshime të mëdha
  • 08:12Profesori amerikan: Me ndërrimin e pushtetit në Serbi, s’pres marrëveshje të shpejtë me Kosovën, procesi mund të zgjasë pesë vjet
  • 07:46Njofton KEDS: Këto vende mbesin pa rrymë
  • 07:45Sot mot i ftohtë, priten reshje shiu - në viset malore parashihen edhe reshje bore