Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, Ervin Shabani ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.
Shabani në këtë proces zgjedhor u shoqërua nga bashkëshortja e tij.
“Ditë e bukur për Gjakovën, ditë e bukur për me votu”, tha ai.
