Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.

Ai në këtë proces elektoral, u shoqërua nga familja e tij, bashkëshortja dhe fëmijët.

“Urime për fitorën e Shqipërisë, uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit toë e bashkëpunimi, unifikimi i zgjedhjes së përbashkët për të ardhmën tonë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtar, që i çojnë proceset përpara”, tha Rama.