Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votimi për nënkryetarin serb, Krasniqi: Është mënyrë jo kushtetuese, VV po angazhohet më shumë se për Bashën e Haxhiun

GD
Gazeta Demos28 gusht 2025 në 12:46
Votimi për nënkryetarin serb, Krasniqi: Është mënyrë jo kushtetuese, VV po angazhohet më shumë se për Bashën e Haxhiun

Memli Krasniqi deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas seancës në Kuvend, duke thënë mes tjerash se po vërehet se ka tentim që të mos shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit .

Ai është shprehur i befasuar se si Vetëvendosja me shumë vullnet e entuziazëm janë duke u angazhuar që të bëhet nënkryetar një përfaqësues nga komuniteti serb.

Krasniqi ka deklaruar edhe se këtë angazhim e interesim nuk e ka parë të VV-ja në rastin e Dimal Bashës e Albulena Haxhiut.

‘‘Normalisht ju po e vëreni që këtu ka një tentim që mos të shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit. Ajo që po më befason është që sesi krejt VV me kaq entuziazëm, e me kaq vullnet po angazhohen me bë nënkryetar një përfaqësues të komunitetit serb, që shumë më pak janë interesuar e angazhuar për Dimal Bashën e Albulena Haxhiun’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyen se pse ai dhe partia që ai udhëheq, PDK, po abstenojnë në votimin për nënkryetar të parlamentit nga komuniteti jo shumicë serb.

Ai ka thënë se arsyeja për këtë është se mënyra e votimi është jo kushtetuese.

‘‘Ne po abstenojmë nga votimi, sepse secili po e din që mënyra e votimit është jo kushtetuese. Ajo çfarë e ka karakterizuar sjelljen e tyre është veprimi jo kushtetues’’, ka shtuar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit