Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votat e asamblistëve: KQZ njofton se pas tri komunave, numërimi vazhdon edhe në 35 të tjera

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 18:53
Votat e asamblistëve: KQZ njofton se pas tri komunave, numërimi vazhdon edhe në 35 të tjera

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se mbrëmë në 2 mijë e 571 vendvotime të regullta është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Sipas Elezit, pas përfundimit të numërimit dhe procedurave të tjera, materialet zgjedhore nga 948 Qendra të Votimit janë tërhequr dhe dërguar në 38 Qendra Komunale të Numërimit.

“Pra, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë. Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit”, u shpreh ai.

Në lidhje me numërimin e votave ë asamblistëve, ai njoftoi se pas tri komunave, numërimi vazhdon edhe në 35 të tjera.

“Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”.

“Ju njoftojmë se ky proces, në orën 12:00 ka filluar në tri komuna dhe në orën 16:00 në 35 të tjera. Në 38 Qendra Komunale të Numrimit do të punohet në dy orare, ndërkaq KQZ ka emëruar më shumë se 520 ekipe të numërimit me mbi 2 mijë anëtarë”, u shpreh tutje ai.

Më shumë nga Lajme

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut
  • 21:54KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut