Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përfunduar vizitën e shkurtë në Kosovë dhe pa një konferencë për media është nisur menjëherë drejt Shkupit.
Ajo fillimisht u takua me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë dhe më pas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Por, me Kurtin asaj s’i ra fort të lëvizë meqë atë e takoi në ndërtesën e Kuvendit dhe jo në qeveri, sipas një vendimi të BE-së që Kurtin të mos e takojnë në Kryeministri derisa Kosova të ketë një qeveri me mandat të plotë.
Von der Leyen i la në agjendën e saj t’i vizitojë krerët e tri shteteve për një ditë. Në Prishtinë ajo erdhi nga Beogradi ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin mbajti një konferencë të përbashkët për media.
