Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 21:16
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, ka konfirmuar të hënën ky institucion.

Megjithatë, nuk ka ndonjë konfirmim nëse ajo do të ndalet edhe në Serbi si pjesë e turneut të saj.

“Shmangia e vizitës në Serbi si pjesë e turit është një mundësi që nuk përjashtohet”, tha një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë (REL), duke folur në kushte anonimiteti.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tregoi gjithashtu se jo të gjitha vendet në rajon mund të përfshihen në agjendën e vizitës së saj.

“Mund të konfirmoj se, si çdo vit, presidentja do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor. Programi është ende duke u krijuar dhe, për këtë arsye, nuk jam në gjendje të konfirmoj se cilat vende do të përfshihen, ose nëse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në program”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paola Pinho, në një konferencë për shtyp.

Von der Leyen ka planifikuar të nisë turneun e saj të rregullt vjetor në Ballkanin Perëndimor në tetor, gjatë të cilit ajo tradicionalisht viziton të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Serbinë.

Megjithatë, këtë herë është Serbia ajo që mund të paraqesë një problem.

Nëse do të ketë një vizitë në Serbi, ajo do të jetë vetëm disa javë pas varrimit të Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë.

Do të ndodhte gjithashtu në një kohë fushate të mundshme zgjedhore, pasi thuhet se zgjedhjet e parakohshme mund të thirren së shpejti, si dhe konfirmim se aktivistët dhe politikanët e opozitës janë shënjestruar nga programet e spiunazhit para cikleve zgjedhore potencialisht vendimtare.

Tashmë ka thirrje nga brenda Parlamentit Evropian që ajo të mos e vizitojë Serbinë këtë herë.

Më herët, komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e anuloi një vizitë në Beograd.

Von der Leyen ka planifikuar të nisë turneun e saj të rregullt vjetor në Ballkanin Perëndimor në tetor, gjatë të cilit ajo tradicionalisht viziton të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Serbinë.

Megjithatë, këtë herë është Serbia ajo që mund të paraqesë një problem.

Nëse do të ketë një vizitë në Serbi, ajo do të jetë vetëm disa javë pas varrimit të Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë.

Do të ndodhte gjithashtu në një kohë fushate të mundshme zgjedhore, pasi thuhet se zgjedhjet e parakohshme mund të thirren së shpejti, si dhe konfirmim se aktivistët dhe politikanët e opozitës janë shënjestruar nga programet e spiunazhit para cikleve zgjedhore potencialisht vendimtare.

Tashmë ka thirrje nga brenda Parlamentit Evropian që ajo të mos e vizitojë Serbinë këtë herë.

Më herët, komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e anuloi një vizitë në Beograd./REL/

perëndimorballkaninleyen

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja