Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani, ka vizituar sot Nënën Xufe. një simbol i gjallë i sakrificës për lirinë e Kosovës, e cila ka dhënë dy bij për atdheun: një dëshmor dhe një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë vizitës, Vokshi Nallbani shprehu mirënjohje dhe respekt të thellë për familjen, duke e cilësuar Nënën Xufe si shembull të qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
”Para sakrificës së familjeve të dëshmorëve përulem me respektin më të madh.
Nana Xufe, një nënë, që ka dhënë dy bij për lirinë e Kosovës – njërin dëshmor e tjetrin veteran – është shembulli i gjallë i qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare.
