Një 34-vjeçar në Ferizaj është arrestuar pasi u zu në flagrancë nga pronari i një marketi në të cilin ai dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.
Pronari i këtij marketi i ka thënë policisë se ka pasë edhe katër raste të mëparshme të vjedhjeve ku janë marrë produkte ushqimore dhe pije të ndryshme, ndërsa i dyshuari gjatë intervistimit në polici ka pranuar se ka kryer vjedhjet.
“Më 01.07.2025, rreth orës 02:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, njësitet policore kanë ndërhyrë pas pranimit të një informate për një rast të vjedhjes në tentativë në një market. I dyshuari është kapur në flagrancë nga pronari i marketit brenda objektit, duke tentuar të kryejë vjedhje. Bazuar në deklaratën e të dëmtuarit, në këtë market dyshohet se janë kryer edhe katër raste të mëparshme të vjedhjeve, ku janë marrë produkte ushqimore dhe pije të ndryshme”, njoftoi policia.
