Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vodhën kutitë e bamirësisë në lokale në Obiliq, arrestohen dy të dyshuarit nga Plemetini

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 08:47
Vodhën kutitë e bamirësisë në lokale në Obiliq, arrestohen dy të dyshuarit nga Plemetini

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi dyshohen se vodhën kutitë me para të dedikuara për bamirësi në dy lokale të ndryshme në Obiliq.

Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme, respektivisht më 16 dhe 23 maj, në rrugët “Adem Jashari” dhe “Isa Boletini” në Obiliq.

Sipas informatave, personat e dyshuar kishin arritur të marrin arkat me para të dedikuara për ndihmë humanitare, ku vlera totale e mjeteve të vjedhura dyshohet të jetë rreth 350 euro.

Pas veprimeve intensive hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Obiliq, më 25 maj janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit: Haxhi Maka nga Plemetini dhe Adnan Berisha, po ashtu nga Plemetini.

Sinjali mëson se të dy janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë për 48 orë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
  • 17:17Osmani: Bota duhet të vazhdojë të dëgjojë për krimet serbe, për të cilat ende nuk ka drejtësi
  • 16:43Protestë në zemër të Texasit, shqiptarët kundër vendimit të Speciales
  • 16:31Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
  • 16:16Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë