Vlora Çitaku është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku është zgjedhur me 95 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Pas përfundimit të votimit, Kuvendi ka vazhduar punimet me pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë formimin e komisioneve parlamentare.