Në një intervistë të gjatë dhënë për Mozzart Sport, Vlahovic ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjet që sollën mbylljen e ciklit të tij te “Zonja e Vjetër”, duke sqaruar situatën e kontratës, presionin e mediave dhe transferimin e tij të bujshëm te Besiktas në Turqi.
Vërteta rreth kontratës dhe “gënjeshtrat” e mediave
Për vite me radhë, në Itali u fol gjerësisht se Vlahovic refuzonte rinovimin ose kërkonte shifra astronomike, por sulmuesi e hedh poshtë këtë narrative:
“Po vinim nga një vit i vështirë. E nisi nga stoli sepse po hyja në vitin e fundit të kontratës dhe, sipas meje, kjo ishte arsyeja e vetme. Sigurisht, erdhën edhe dy sulmues të rinj, por unë e pranova atë rol sepse vendosa të ecja në atë drejtim. Pati presion nga publiku, media dhe tifozët… I kuptoj plotësisht tifozët që lexojnë dhe besojnë atë që u thuhet. Për tre vjet, pavarësisht gjithçkaje që u shkrua për rinovimin tim, unë nuk pata asnjë bisedë konkrete me drejtorët e klubit deri në fund të sezonit. Hera e fundit që folëm, ishte pa marrëveshje, raporton Topchanel.
Sulmuesi sqaron se zërat për kërkesat e tij të ekzagjeruara ishin presion i panevojshëm: “Nuk dua të flas për ndonjë komplot, sepse këto janë gjëra normale që u ndodhin lojtarëve në vitin e fundit të kontratës. E vërteta e vetme është se nuk pati ulje-të-të-flisnim seriozisht. Kishte vetëm fjalë të tipit ‘duhet të flasim për kontratën’ apo ‘ndoshta duhet ta zgjatësh’, por asgjë konkrete. Kjo patjetër që ndikoi edhe te tifozët. Në fund të fundit, fakti që u lëndova gjashtë muaj para skadimit tregon se cili ka qenë qëndrimi im ndaj Juventusit, pavarësisht vitit të kontratës. Megjithatë, nuk ishte e lehtë kur stadiumi të vërshëllente në një ndeshje miqësore kundër skuadrës U23.”
Falënderimet dhe kujtimet e bukura në Torino
Pavarësisht mbylljes së ftohtë, Vlahovic ruan kujtimet më të mira nga katër vite e gjysmë të kaluara në Itali: “Kisha kontratë deri më 30 qershor dhe më pas u bëra lojtar i lirë. Kalova katër vite e gjysmë fantastike në këtë klub, për nga madhësia, tifozët dhe gjithçka që përfaqëson një nga klubet më të mëdhenj në botë. Ishte nder dhe kënaqësi e madhe të vishja fanellën e Juventusit, të luaja dhe të shënoja gola. Është mëkat që nuk patëm mundësi të fitonim më shumë trofe, por jam i sigurt se Juventus do të kthehet shpejt në majat që i takojnë.”
Ai nuk harron të falënderojë edhe trajnerin e fundit, Vincenzo Italiano (që e njeh nga koha e Fiorentinës) dhe trajnerin Spalletti: “Dëshiroj ta falënderoj Spallettin për gjithçka që bëri për mua vitin e kaluar, si kur isha i dëmtuar ashtu edhe kur isha shëndosh e mirë”.