Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjosa Osmani: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 13:05
Vjosa Osmani: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me krerët e UÇK-së.

Sipas Osmanit, UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht. Më tutje Osmani thotë se Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

Postimi i plotë:

UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!

Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500 ende mbesin të zhdukur me dhunë dhe në varreza masive. Dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët.

Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre. Prandaj, sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët.

uçk-japopullitosmani

Të ngjashme

Altin Krasniqi: UÇK-ja është historia më e lavdishme e popullit shqiptar

Altin Krasniqi: UÇK-ja është historia më e lavdishme e popullit shqiptar

17:36
Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

12:59
Çollaku: Nëse UÇK-ja do të cilësohej ndërmarrje kriminale, copëtohen themelet e Kosovës

Çollaku: Nëse UÇK-ja do të cilësohej ndërmarrje kriminale, copëtohen themelet e Kosovës

21:35

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë dhe zhgënjyes
  • 13:50Tërnava: Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e luftës së Kosovës!
  • 13:47Reuters raporton për protestën te EULEX-i pas vendimit të Hagës
  • 13:44Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën
  • 13:39Avokati i Thaçit: Po të isha deputet, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër