Kreu i Lipjanit dhe njëherit kandidati për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka thënë se mbase qytetarët shqetësohen nga shpfijet dhe negativeiteti, por forca e tij dhe LDK-së është në punën dhe sjelljen e mirë.

Ahmeti ka bërë thirrje që të ecet përpara me vizion e përkushtim, për një qytet më të mirë për të gjithë. “Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë �� E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë, por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë. Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim, për një Lipjan më të mirë për të gjithë. Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët. Gjithmonë me punë për Lipjanin”, tha Ahmeti.