Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 09:42
Vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

Profesori Nysret Pllana ka reaguar pas deklaratës ku kishte kritikuar shqiptarët që japin para për të ndërtuar xhami.

Pllana tha se nuk ishte qëllimi i tij që të nxiste përçarje dhe sipas tij, gabimet duhet të falen.

“Jam lënduar dhe jam prekur nga ata njerëz që po ofendojnë. Kanë kërcënuar dhe sharë vajzat e mia në mënyrat më brutale të mundshme. Jam i lënduar sepse nuk e kam merituar këtë. Kam 50 vite veprimtari, nuk kam ndikuar kurrë në përçarje. Feja nuk është fushë e imja. Atë deklaratë e kanë prerë, tash edhe inteligjenca artificiale ta mbush mendjen mos me i besu as vetes tënde. Me bindje të plotë e them që kurrë s’kam shprehur asgjë kundër popullit tim, cilësdo fe qofshin ata. Nuk jemi të pagabueshëm, vetëm Zoti është”, tha ai.

Ai i ka sulmuar edhe mediat.

“I ftoj institucionet tona të kenë kujdes ndaj këtyre institucioneve, i biri i dreqit kanë çelur portale”, tha ai.

Profesori Nysret Pllana kishte deklaruar shqiptarët janë në gjendje të japin miliona franga për të ndërtuar një xhami, siç thotë ai, “qendër islame arabe”, por nuk janë në gjendje të dhurojnë 100 euro për të shkruar një libër të pastër në shqip.

Profesori Pllana, i cili është edhe autor librash, ka treguar se si në Zvicër disa shqiptarë po e njollosin fenë dhe kombin duke ndërtuar xhami islame arabe për t’i mësuar nxënësit për historinë arabe e jo atë shqiptare.

“Për një natë ‘shqiptarëzinjtë’ i mbledhin miliona franga për një xhami të hamamit, e për një libër të pastër shqip nuk i japin 100 euro. Nuk po i fus të gjithë në një thes, por e kam fjalën për një numër jo të vogël. Qindra xhami vetëm në Zvicër janë bërë me dedikim për qendra kulturore islame shqiptare. S’ka lidhje ajo me shqiptarinë. E kthejnë në qendër islame arabe. I mësojnë nxënësit kush janë pejgamberët në Arabi. E jo kush është Skënderbeu. Në shekullin e 21-të, me lejuar ne këtë poshtërim, nuk na ka hije”, është shprehur Pllana në këtë takim me qytetarë.

Nysret Pllana

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë