Asambleistja nga AAK-ja, Vjendita Kelmendi Gergoci bëri të ditur se synon edhe një mandat si asambleiste në Pejë.
Kelmendi Gergoci deklaroi se gjatë dy mandateve ka shërbyer me përkushtim për qytetarët.
“Miq, familjarë dhe bashkëvendës të mi, Numri 9 më përfaqëson në këto zgjedhje. Gjatë dy mandateve kam shërbyer me përkushtim për qytetarët. Ju që më mbështesni jeni krahu im i fuqishëm. Këto zgjedhje ju kërkoj përkrahjen tuaj, dhe vetëm së bashku, si një grup, ecim përpara. Me respekt, Prof. MSc Vjendita Kelmendi Gergoci 9 “, shkroi ajo.